Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që nesër të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje.
Të njëjtat burime pohojnë se në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme. Theksojmë se mbledhja e jashtëzakonshme vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri. Shumica të henën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.