Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët socialistë në një festë të organizuar me rastin e festave të fundvitit.
Festa po organizohet në lokalin “Palmanova” në Tiranë.
Organizatorët janë kujdesur për të sjellë një atmosferë sa më të ngrohtë për maxhorancën në qeveri e cila këtë vit ka arsye të festojë pasi prej qershorit kur fitoi zgjedhjet drejton e vetme timonin e qeverisjes.