EMERGJENCAT CIVILE NË ALARM, RREZIKOHEMI SËRISH NGA PËRMBYTJET (Ç’DO NDODHË SOT PASDITE)

0
3469

Emergjencat Civile janë në gjendje gatishmërie pasi i druhen sërish përmbytjeve.

Moti nuk është premtues dhe vendi ynë do të përfshihet sërish nga reshjet e shiut pasditen e sotme.

Sispas institutit të Gjeoshkencave, sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë më të përqëndruara ditën e sotme ndërsa nesër intensiteti i tyre pritet të jetë më i ulët.

Nesër në zonat malore priten reshje të dobëta dëbore deri në lartësinë 800 m.
TEMPERATURAT: Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 11 °C; në vendet e ulëta: 8 °C / 12 °C; në vendet malore: 0 °C / 7 °C.
ERA: Sot pasdite era do të fryjë mesatare deri e fortë ndersa nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here