Endrra e Ambasadorit Lu ironizohet nga ish-ministri Manjani

0
765

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, për ëndrrën e tij të fëmijërisë.

 

 

Në një takim me nxënës të shkollës fillore Turgut Ozal, ai u tha të vegjëlve se në moshën e  tyre ëndërronte të bëhej astronaut.

“Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime “, zbuloi gjatë bisedës për programin “Meet America” ku dhe pyeti nxënësit e pranishëm se çfarë donin të bëheshin kur të rriteshin.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish-ministri i LSI-së, Manjani shkruan se Lu po sillet tamam si astronaut, pasi po e sheh realitetin nga hapësira dhe jo ashtu siç në të vërtetë është në Shqipëri.

Statusi i Manjanit

Paska dashur të bëhet astronaut, kur të rritej… Në fakt si Astronaut po sillet! Vazhdon ta shohë realitetin nga hapësira! Jam kurioz të di çdo të bëhet vërtetë kur të rritet, dmth kur të mos jetë më ambasador?! Si lesh arapi duket andej nga Departamenti i Shtetit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here