Gorice, permbyten 50 ha toke, Banoret: Ndertuan uren, por nuk thelluan kanalin 

0
1084

Kjo tufe me dele por pret qe te largohet uji nga livadhet, per te kullotur ! Livadhet e Gorices ne Ana Malit jane përmbytur nga perroi i perbashket me Malin e Zi. Prurjet e perroit gjate nates kane përmbytur nje sipërfaqe prej 50 hektare, te cilen banoret e këtij fshati e shfrytezojne per kullota. Nje vit me pare ketu u ndertua ura, nderkohe qe perroi nuk e thellua, ndaj dhe permbytjet jane te pranishme:

Me pak investime nga Bashkia Shkoder per thellimin e këtij kanali qe te lidhet me kolektorin kryesor te shkarkimit te ujit ne Bune, kjo sipërfaqe toke shpeton nga permbytjet:

Reshjet e shiut te rena gjate nates dhe ne oret e para te mëngjesit te dite se shtune, kane ngritur ndjeshem nivelin e kolektorëve ne kete zone, te cilet jane te lidhur me lumin Buna. Banesave fundore te këtij fshati u eshte afruar shume prane niveli i ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here