Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Kryemadhi thirrje: Të protestojmë për të larguar kryeministrin e krimit

Kryemadhi thirrje: Të protestojmë për të larguar kryeministrin e krimit

0
732

Kryetarja e LSI-së përmes një statusi në facebook bën thirrje për protesta për të larguar kryeministrin “e krimit dhe të drogës”

Ja postimi ne facebook

TË LARGOJMË KRYEMINISTRIN E KRIMIT, TË DROGËS, ATË KRYEMINISTËR QË PO SHPËRBËN SHQIPTARËT!

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here