Rrjetet sociale tashmë po përdoren si mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të ndërvepruar edhe nga politikanët. Përveç kryeministrit Rama që u kthen përgjigje komentuesve në Facebook, duket se të njëjtën gjë bën dhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Në një status në Facebook, një qytetar pyet Berishën nëse në kohën kur ai ishte kryeministër ishte më mirë apo më keq se tani. Përgjigja e ish- kryeministrit ishte surprizuese, pasi nuk ka fshehur dobësitë që ishin në atë kohë, por sërish u shpreh se nuk mund të bëhet krahasim me qeverinë e Edi Ramës.
Komentuesi:
Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë, sadopak ndryshimet.
Replika e Berishës:
Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës.