Prurjet e Kirit rrezojne shtyllen, Demtohet linja qe furnizon me energji njesine rrethina

0
3619

Reshjet intensive të shiut në 24 orët e fundit dhe stuhia që përfshiu Shkodrën, solli me vete edhe pasojat e saj. Shtimi i prurjeve në lumin Kir, ka rrëzuar një prej shtyllave elektrike të tensionit të mesëm, e për pasojë ka këpur kabllot elektrik, duke lënë në errësirë disa fshatra.

Rrethinat në një pjesë të tyre, Bardhajt, Postriba janë pa furnizim me energji elektrike, pasi linja e dëmtuar, është ajo që del nga nënstacioni Shkodra 1, për të furnizuar këto fidra. Drejtues të OSHEE bëjnë me dije se grupet e punës janë në terren dhe pas verifikimeve, do të nisë riparimi i dëmit të shkaktuar. Por ndërhyrja është e vështirë për shkak se një prej shtyllave të rrëzuara dhe kabllot e këputur janë pikërisht në mes të rrjedhes së Kirit, ujrat e të cilit si pasojë e reshjeve janë shtuar gjatë 24 orëvë të fundit. Ky nuk është rasti i parë që një dëmtim i tillë ndodh në këtë zonë, prandaj operatori i sistemit të transmetimit dhe ai i shpërndarjes duhet të shohin alternativën e zhvendosjes së shtyllave që ndodhen në mes të rrjedhës së Kirit, por bazamenti i tyre është dëmtuar. Kjo për shkak se jo vetëm demet janë të shpeshta, por edhe ndërhyrja është tejet e vështirë. Megjithese të tilla investime do të duhej të ishin kryer që në verë kur prurjet janë zero, një masë e tillë nuk është marrë nga operatori, duke bërë që pasojat ti vuajnë familjet e zonës së rrethinave dhe fshatrat perreth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here