Gjergji Gjika, kryetar i dhomës së fasonistëve, i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se Shqipëria ka dy lloj pagash minimale, atë reale që është 150 mijë lekë të vjetra dhe atë zyrtare që është 240 mijë lekë.
Gjika: Momenti i pagesës mujore është moment solemn dhe kjo ka të bëjë me fluksin mujor. Shqipëria është një rast jo i përgjithshëm. Ne kemi një ekonomi gri, pothuajse aq sa e bardha dhe kjo sjell gjithë çrregullimin edhe të sistemit të pagave. Para zgjedhjeve u rrit paga minimale që ne e kemi kundërshtuar.
Sulçe: Është normale që paga minimale të rritet…
Gjika: 172 euroshin nuk e kemi efektiv. Kemi dy paga minimale, njëra reale dhe paga minimale zyrtare. Askush nuk merr mundimin të flasë me të. A e di sa është paga minimale reale? 15 mijë lekë. Është e tmerrshme.