Në një rrëfim për mediat italiane, 67-vjeçari Loreno Casini ka rrëfyer aksidentin e frikshëm si dhe ndihmën që i dhanë 4 shqiptarë. Ai rrëfen historinë me detaje, kur u përfshi nga një aksident me makinë në 8 dhjetor të këtij viti.

Mjeti i tij doli nga rruga, dhe makina iu kthye përmbys ne kanal duke bllokuar dyert e mjetit. Ai rrëfen se u përpoq të hapte dyert për të dalë, por ajo ishte bllokuar deh ishte në rrezik që mjeti të mbushej me ujë.
italian1
“Uji po arrinte në fyt”- tregon ai historinë dhe nuk turpërohet ta thotë se i ndryshoi gjithë paragjykimet qe kishte për shqiptaret, ndërsa 4 djemtë i falënderon publikisht dhe i cilëson si heronj që i shpëtuan jetën. Shqiptarët po udhëtonin me makinë, kur kanë parë aksidentin dhe kanë ndaluar për të dhënë ndihmën e tyre.

“Më thërritën të dilja, të hapja derën, por unë nuk mundesha dot”. Një nga ata tha: Futuni ta shpëtojmë. Ndërkohë një njëri shtyu derën, tjetri nga ata më hodhi një rrip që të mbahesha”- tregon ai.
Me tej, teksa vijon historinë se pas kësaj mundi te dilte gjalle, shton se nuk di nëse i falënderoi dot atë dite dhe ketë ua thotë publikisht. Gruaja e tij Giovanna i konsideron 4 shqiptarët “engjëj të zbritur nga qielli”.
italian2

LEAVE A REPLY