Rruga e Postribes pushtohet nga mbeturinat, Pastrohet kanali kullues, mbeturinat 2 javes mes trotuarit

0
790

 E në fakt nuk është një pamje e krijuar në një ditë të vetme, sapo është kryer pastrimi i këtij kanali, por ajo është prezente prej afro 2 javësh. Pamja e krijuar është më shumë se e shëmtuar, por sikur të mos mjaftonte kjo, bllokimi i trotuarit në njërin krah të rruges, ka bërë që jeta e kalimtareve të vihet në rrezik. Ata duhet të levizin në rruge paralel me makinat, të cilat nuk kursehen në shpejtësi, duke u kërcënuar kështu jeten familjeve që jetojnë në Hot të ri, e veçanërisht fëmijeve që cdo ditë i drejtohen shkollës në këtë zonë. Firma e kontraktuar për pastrimin është mjaftuar me kaq, duke hequr mbetjet nga kanali, e duke mos u lodhur t’i largojë në distancë, por i ka hedhur mbi trotuar.

Pirgjet me shkurre e barishte, janë bërë premisë edhe për depozitim të mbetjeve urbane nga banorët perreth, duke bërë që situata të rëndohet më shumë.

Kjo rrugë e re me gjatësi 4 kilometra u inaugurua 2 vite më parë dhe kushtoi 356 milion lekë, por fatkeqësisht demtimeve nuk u shpëtoj që në ditët e para. Sot përveç mbetjeve, në të janë të dukshme demtimet e pemeve dekoratike, apo ndriçuesve publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here