Sipas Kadaresë, shqiponja dykrenare në vetvete është një paradoks

0
1092

Shkrimtari Ismail Kadare, në librin me titull “Arti si Mëkat”, sprovë e botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në kapitullin 6 flet për një paradoks të cilin ai e quan si të ardhur “nga thellësitë e historisë së njerëzimit…

Sipas Kadaresë, Një ndër simbolet më klasike mbretërore e perandorake, shqiponja dykrerëshe, bie në kundërshtim me idenë e njëshit, të sovranit. Dykrenia e zogut mbretëror nuk i përgjigjet asnjë logjike, përkundrazi. E megjithastë, është simboli më i përhapur qysh nga koha parabizantine.

Rusia e flaku drapër e çekanin komunist, për ta vënë prapë në emblemën e saj. Serbia, me gjithë tërbimin antishqiptar, bëri të njëjtën gjë. Shqipëria është i vetmi vend që shkabën dykrenore e ka në flamur dhe nuk e ka hequr kurrë qysh nga mesjeta.

Kadare gjithashtu flet edhe për lidhjen e Evropës me shqiponjën e flamurit tonë duke thënë:

Europa, zakonisht, dorëcunge me shqiptarët, për habi, ua njohu këtë uzurpim të shqiponjës së moçme. Dhe jo vetëm kaq, por, si për të ta ripohuar atë, ka qindra vjet që po përdor shprehjet “vendi i shqipeve”, për Shqipërinë dhe “bijtë e shqipes”, për banorët e saj, dy emërtime që, më shumë se prej vendësve, përdoren nga të huajt.

Por, pas këtij pohimi dhe arsyetimi të Kadaresë, po vendosim edhe një pjesë nga një shkrim i botuar disa kohë më parë në Konica.al për zanafillën e flamurit tonë, shkrim që mund ta lexoni të plotë këtu.

…Zanafilla e flamurit shqiptar daton që në kohën e Kostandinit të madh. Siç dihet iliri i famshëm krijoi Kostandinopojën dhe flamurin e tij me shqiponjë dykrenore. Flamuri i Kostandinit me shqiponjë  u përhap në gjithë Ballkanin. U përdor  shumë shekuj më vonë nga Skënderbeu për të treguar se ai e kishte origjinën para vendosjes së osmanëve në truallin shqiptar.

Elementi identifikues i flamurit tone është shqiponja.

Sipas profesor Kasem Biçakut në historinë e lashtë ka qenë shumë i përhapur totemizmi. Që nuk ishte gjë tjetër veç adhurimi ndaj kafshëve dhe shpendëve, duke i konsideruar ato si perëndi. Luani dhe shqiponja janë konsideruar si bashkëudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ndaj në të gjitha heraldikat e lashta këto dy simbole janë përdorur më tepër…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here