Reshjet e shiut po shkaktojnë probleme në njësinë administrative të Blinishtit në Lezhë.
Administratori i kësaj njësie Sokol Luku në një prononcim për Ora News kërkon që të merren masa pasi rrezikon të dalin nga shtrati ujrat e kanalit që kalon mes tre fshatrave, duke rrezikuar përmbytjen e tyre.
Shkak është rritja e prurjeve të përrejve që sjellin ujin në këtë kanal.
Gjatë paradites së sotme reshjet e dendura të shiut rikthyen përmbytjet ne disa zona të njohura për problematika të tilla në Lezhë e Shëngjin.