Sunday, July 14, 2024
Home Aktualitet Zgjidhet ngërçi për KLP, ja tre kandidatët nga shoqëria civile

Zgjidhet ngërçi për KLP, ja tre kandidatët nga shoqëria civile

0
798

Avokati i Popullit ka përfunduar fazën e parë të shqyrtimit të dosjeve të pesë kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të propozuar nga shoqëria civile.

Në raportin e paraqitur bëhet e ditur se vetëm tre prej tyre i plotësojnë kriteret e parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Në raportin e firmosur nga Fatbardh Zenelaj kryetar dhe  Alket Jaupi, Inva Çela, anëtarë, nënvizohet se plotësojnë kriteret për anëtarë të KLP, Alfred BallaEntela Hoxha dhe Andi Muratej.

Ndërsa Vladimir Vladaj dhe Bledar Bejri nuk plotësojnë kriteret.

Vladaj nuk plotëson kriterin e 15 viteve eksperiencë si jurist, si dhe të mos ketë ushtruar të paktën për dy vitet e fundit profesionin e avokatit.

Po ashtu ai nuk ka paraqitur deklaratë noteriale ku të deklarojë se nuk ka të afërm të shkallës së parë anëtar ose kandidat për në këshill.

Edhe Bejri, nuk ka paraqitur një librezë pune ku vërtetohen 15 vitet e punës, dokumentin që vërteton se ka profil të spikatur shoqëror,

Dokument ku vërteton se në të paktën pesë vite ka qenë anëtar i në një organizatë të shoqërisë civile, tre vërtetime që mbështetet nga organizatat e shoqërisë civile, deklaratë se nuk ka mbajtur funksione publike politike dhe në struktura drejtuese të partive.

Megjithatë të pesë emrat do të kalojnë në procesin e verifikimeve prej Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.  Edhe pas marrjes së miratimit do të kalojnë në filtrin dhe votën e parlamentit.

Me zgjedhjen e një anëtari të propozuar nga KLP, i hapet më pas rruga dhe zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm si dhe të prokurorëve të SPAK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here