Thursday, April 25, 2024
Home Kronika 6 mijë euro për të shkuar në Francë për azil, arrestohet polici...

6 mijë euro për të shkuar në Francë për azil, arrestohet polici kufitar e 2 të tjerë

0
1929

Një punonjës i policisë kufitare është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën e mitmarrjes për kalimin e kufirit, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari. Operacioni i koduar “Green Border2” (Kufiri jeshil), përfundoi me arrestimin e shtetasit Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë. Në pranga përfunduan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52  vjeç, lindur e banues në Korçë.

“Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim. 

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Evropës”, sqaron policia.

Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here