Friday, April 19, 2024
Home Politikë Deputeti i PS: Mos humbni kohë me protesta pa sens

Deputeti i PS: Mos humbni kohë me protesta pa sens

0
665

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka ironizuar protestën e nesërme të opozitës. Në një postim në facebook, ai i ka bërë thirrje opozitës që mos humbë kohë me protesta pa sens.

“SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çatrafiluar e opozitës apo te integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para. Sepse nuk kanë koh me humb më me suflerë të çertifikuar me prapësi pafund në këto vite postkomuniste ! Populli të rrijë i qetë se Reforma në Drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi ! Keni 1001 menyra më të këndëshme me humb kohën nesër se sa me u marrë me protesta bajate e pa sens !“, shkruan Pjerin Ndreu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here