Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për “Habilajt”, nuk përmendet emri i Tahirit

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për “Habilajt”, nuk përmendet emri i Tahirit

0
963

Prokuroria e Katanis ka mbyllur hetimet për çështjen “Habilaj”, ndërkohë që sipas mediave italiane nuk përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në listën e personave në hetim janë përfshirë 15 persona, ku mes tyre është edhe Moisi Habilaj, i cili akuzohet si kreu i grupit të trafikantëve të drogës.  oisi Habilaj njihet jo vetëm si kreu i bandës së trafikut të drogës, por edhe si kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, raporton Meridionews.it

Gazeta italiane shkruan se të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve përfundimtare përveç Moisi Habilajt janë Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.  I pari ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa Minaj  do të presë ecurinë e çështjes gjyqësore në liri.

Rol të rëndësishëm në këtë grup kanë pasur dhe tre italianët Antonino Riela, VincenzoSpampinato e Angelo Busacca. Tashmë pas mbylljes së hetimit dosja shkon në gjykim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here