Tre plumba në kokë shkodranit për borxhin e pashlyer, autori kishte dalë me leje nga burgu

0
4317

Policia e Shkodrës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen e një 32-vjeçari ditën e djeshme më Shkodër. Angjelin Shkami, banues në Shkodër, është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e së dielës në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit tip “Benz” me targa AA 275 BF. Burime nga policia e Shkodrës thonë se autor i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Artan Koçeku.

Mësohet se ky i fundit sapo kishte dalë me leje nga burgun i Fushë-Krujës, ku vuante dënimin për vjedhje.

Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një borxh i pashlyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here