Ikja e bizneseve të huaja nxori 17.3 mijë vetë të papunë

0
1113

Largimi i bizneseve të huaja nga Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka lënë mbi 17 mijë e 300 vetë të papunë.

Sipas INSTAT në vitin 2014 bizneset e huaja jepnin 19.1 për qind të punësimit total në Shqipëri.  Sipas INSTAT në atë vit, numri total i të punësuarve në ekonominë shqiptare ishte 1 milionë e 67 mijë vetë, që do të thotë se kompanitë e huaja kishin punësuar në total 203.8 mijë vetë.

Por në vitin 2015, pesha e punësimit nga ndërmarrjet e huaja ra në 17.7 për qind. Në atë vit, numri total i të punësuarve sipas INSTAT ishte 1 milionë e 106 mijë vet, nga të cili bizneset e huaja dhanë 195.7 mijë vetë.  Ndërsa vitin e kaluar shifra pesha e ndërmarrjeve të huaja në punësim u ul edhe me tej në 16 për qind, rrjedhimisht edhe numri absolut i të punësuarve nga këto biznese ra në 186.5 mijë vetë.

Image

Kjo do të thotë se në vetëm dy vjet, largimi i bizneseve të huaja ka nxjerrë të papunë 17 mijë e 300 shqiptarë.

Largimi i bizneseve të huaja 

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2016, numri i bizneseve të huaja u ul me 5% krahasuar me një vit më parë. Nga 5939 ndërmarrje të huaja që ishin aktive në vitin 2015, sipas INSTAT më 2016 rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje të huaja ose të përbashkëta.

Sipas INSTAT, në vetëm një vit 302 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016. Të dhënat tregojnë se ato që janë larguar janë kompanitë e mëdha, ato me numër të punësuarish nga 50 deri në 249 vetë. Kjo shpjegon edhe efektin e ndjeshëm në humbjen e vendeve të punës.

Sipas INSTAT, kryesisht janë larguar bizneset me origjinë nga Greqia, Italia, por edhe SHBA dhe Kanadaja.

Largimi i bizneseve të huaja, konfirmon dështimin e qeverisë me investimet e huaja gjatë viteve të fundit. Në periudhën 2014-2017 në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë investim i huaj i përmasave të mëdha, ndërkohë që tani kanë nisur të largohen edhe kompanitë ekzistuese. Të vetmet projekte madhore që kanë investuar kapital të huaj në ekonominë shqiptare janë gazsjellësi Transadriatik dhe Kaskada e Devollit, dy investime të kontraktuar nga ish qeveria e Sali Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here