Presidenti Ilir Meta, në kuadrin e “Ditëve të Albanologjisë”, ka takuar sot akademikë, studiues e albanologë.

Ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke u shprehur se “Albanologjia ka rol thelbësor në lindjen, formimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, si një komb i lashtë evropian, me histori, gjuhë të rrallë, me tradita, vlera të spikatura e kontribute të vyera në historinë e Europës.”

“Në kuadrin e “Ditëve të Albanologjisë”, sot pata kënaqësinë të takoja akademikë, studiues e albanologë, me të cilët ndava bindjen se Albanologjia ka rol thelbësor e të jashtëzakonshëm në lindjen, formimin e konsolidimin e shtetit e të kombit shqiptar, si një komb i lashtë evropian, me histori, gjuhë të rrallë, me tradita, vlera të spikatura e kontribute të vyera në historinë e Europës”, shkruan Meta.

Image

LEAVE A REPLY