Ministri Bushati ka nje kerkese per Gramoz Ruçin…

0
1067

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati kërkon prej kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ngritjen e një mekanizmi monitorimi për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

 

Në tryezën e organizuar sot “Mekanizmi ndërinstitucional për monitorimin e të dhënave dhe rekomandimeve të institucioneve të pavarura”, në fjalën e tij Ministri Bushati vuri në dukje nevojën për një mekanizëm monitorues për punën dhe veprimtarinë e institucioneve dhe organeve që janë rezultat i reformës në drejtësi.

“Ka institucione të cilat nuk kanë lidhje drejtpërdrejtë me këto angazhime, por unë do të thoja që pranë Kuvendit të Shqipërisë ekziston dhe një mekanizëm apo nën mekanizëm monitorimi sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi , institucionet e Vettingut duhet të kenë një derë ku duhet të raportojnë progresin e çështjeve, çka ofron dhe një mundësi të mirë për të ndërvepruar me Bashkimin Evropian, në funksion të programimit të asistencës teknike dhe financiare që është i nevojshëm në këtë proces dhe natyrisht për të qenë pjesë e llogaridhënies duke qenë se janë institucione të cilat janë zgjedhur nga Parlamenti’, nënvizoi Bushati.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare kjo është akoma dhe më e nevojshme nisur nga fakti që për Shqipërinë viti 2018 është i një rëndësie madhore përsa i takon procesit të integrimit dhe çeljes së negociatave. Në këtë prizëm,- vijoi ai, duhet bashkërendim i punës së të gjitha institucioneve për të raportuar progresin e bërë dhe rezultatet konkrete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here