“Trick”, arrestohet biznesmeni nga Bajza, Ndue Pepaj u kap ne Podgorice, akuzohet si organizator grupi

0
4634

11 persona u arrestuan nga Policia e Malit te Zi gjatë operacionit të koduar ” Trik” ose ” Mashtrimi” operacion i cili ka një vit që ka nisur.  Në pranga ka përfunduar 27 vjeçari Ndue Pepaj, pronari i lokalit Cavaliero në Vukpalaj te Malesise se Madhe. Prokuroria malazeze e akuzon Pepajn si një nga organizatoret e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Ndaj të riut është ngritur akuza e krijimit ë grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë gjatë periudhës një vjeçare hetimore janë sekuestruar gjithsej 928 kg Kanabis Sativa,  1.7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike heroinë. Tetë persona u arrestuan që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Ndersa arrestimet e së dieles dhe të hënës në Podgoricë u kapën Ndue Pepaj 27 vjeç nga Malësi e Madhe, si dhe Gjon, Vasel dhe Violeta Junçaj, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi. Gjatë kontrollit te ushtruar në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete si dhe një armë zjarri automatik, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës. Hetuesit thanë se për të do të bëhet ekspertizë, pasi dyshohet se është përdorur në ndonjë vrasje. Mes të arrestuarve më herët është edhe Semir Akshabanoviç, një ish polic i Tuzit i cili u kap me 14 kilogram lende narkotike heroine, e kanabis me vlerë totale 143 mijë euro. Në 2011 gjykata në Mal të Zi dënoi me 14 vjet burg Leon Gocaj nga Tuzi, si i përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike marijuanë. Hetimet nga policia vijojnë dhe behet me dije se do të shtrihen edhe në aktivitetin që kanë në Shqipëri e Mal të zi këto shtetas, ku nuk përjashtrohen as sekuestrimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here