“Unë jam shqiptar”, ekspozita e disporës!

0
1340

Muzeu Historik Kombëtar, Ministria e Shtetit për Diasporën dhe ajo e Kulturës kanë çelur një ekspozitë kushtuar emigracionit në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit, të titulluar “Unë jam shqiptar”.

Në këtë ekspozitë janë përfshirë materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj dhe me figurat me kontributin më të madh në fusha të ndryshme.

Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar: Diaspora shqiptare dha kontribute të shquara në lëvizjet kombëtare dhe në shtetet ku ajo u vendos. Diaspora shqiptare pasqyrohet nëpërmjet fotografive të protagonistëve të saj, themeluesve të shoqërive patriotike si dhe të hartuesve të statuteve të këtyre kolonive.

 

Për Inva Mulën, sopranon me famë botërore, të qenurit shqiptare e ka bërë akoma më të fortë dhe të suksesshme në skenat botërore, ndonëse ka qenë e para artiste shqiptare që i ka prekur ato.

Inva Mula, soprano: Krenohesha që isha shqiptare kudo në botë. Që në fillim të karrierës sime dhe të gjithë konkurseve ndërkombëtare që fitova, filluan duke mos përmendur më emrin tim, por më thërrisnin: Shqiptarja. Isha shqiptarja e parë që dola nga një botë shqiptare që ishte e panjohur atje ku unë isha në perëndim. Në fillim më vinte çudi, që isha përfaqësuesja shqiptare, pastaj më vinte mirë që Shqipëria u bë e njohur nga arti e muzika. Pas meje, erdhën plot artistë të shkëlqyer dhe sot ne jemi krenar të gjithë që jemi shqiptar.

Në ekspozitë u pasqyrua fotografia e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë.

Po ashtu edhe foto e të shoqërive të para patriotike si dhe personaliteteve të suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here