Varrezat greke/ Nesho: Rama një amator në politikën e jashtme

0
998

Diplomati Agim Nesho, e ka cilësuar një amator, kryeministrin Edi rama, lidhur me sjelljen e tij në politikën e jashtme.

Sipas Neshos, sjellja e Ramës lidhur me pretendimet e autoriteteve greke për varrezat e ushtarëve të tyre në Shqipëri, është e gjitha amatore.

‘Edi Rama fatkeqësisht është shumë amator në shumë fusha, bën liderin e madh, ka idenë se gjithçka nis me të. Morri tezën e doktrinës së Turqisë, për zero probleme me fqinjët. Kjo është teoria e një perandorie, ndërsa Shqipëria nuk e  kishte këtë dhe u kthye deri në qesharake. Turqia etiketohet si një fuqi autoritariste dhe nuk respektohen të drejtat e njeriut. Janë ngritur pikëpyetje edhe mbi atë që është ngritur NATO. Tani Rama morri doktrinën turke dhe tentoi ta implementonte, në një kohë që ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje me fqinjët. Çfarë ndodhi? u krijuan probleme jo vetëm me Greqinë, por edhe me Kosovën. Me Greqinë marrëdhëniet u bllokuan deri në atë që Greqia na tregoi dhëmbët. Pastaj u kalua në një tjetër diplomaci, në atë që do i japim të gjitha Greqisë. Dhe kjo ndodh sepse nuk ka një strategji por ka luajtjet e një lidershipi që atë që mendon sot nuk e mendon nesër’, deklaroi Nesho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here