Ngjela: Vendimi për varrezat e ushtarëve grekë, akt i turpshëm

0
1011

Avokati Spartak Ngjela në një status në faqen e tij në ‘Facebook’ ka shkruar se vendimi i qeverisë për ndërtimin e varrezave për ushtarët grek të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore është një vendim i turpshëm.

“Ç’janë këto varreza të një ushtrie që e ka përdorur truallin shqiptar si shesh luftimi me pushtuesit e Shqipërisë,”shkruan Ngjela.

Statusi i plotë:

Vendimi i Qeverisë Shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, është një akt i turpshëm.

Si mund të pranohen varre ushtarësh grekë të rënë në luftë në Shqipëri, në një kohë që nuk i ka ftuar për ndihmë asnjë autoritet shqiptar?

Pyetje është: pse kanë Ardhur?

Si mund të lejohet për të pasur varreza në Shqipëri, një ushtri shoviniste që ka pushtuar me dhunë qytetin shqiptar të Janinës, në vitin 1913; dhe e detyroi Konferencën e Ambasadorëve që të linte jashtë Shqipërisë një qytet krejtësisht me popullsi shqiptarë?

Ç’janë këto varreza të një ushtrie që e ka përdorur truallin shqiptar si shesh luftimi me pushtuesit e Shqipërisë; sepse, ashtu siç pushtoi Jeninën në vitin vitin 1913, ushtria greke deshi të pushtonte Korçën dhe Gjirokastrën në vitin 1940?

Pse varre për pushtues të paskrupullt do ngremë në këtu?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here