Opozita nuk lëkundet nga qëndrimi për Kryeprokurorin edhe pas takimit me Lu

0
764

Opozita  mbetet e palëkundur  në qëndrimin e saj për procesin e votimit të Kryeprokurores. Në një takim 60 minutësh me ambasadorin amerikan Donald Lu, Basha është shprehur se PD kundërshton prerë zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm . Basha i ka shprehur Ambasadorit amerikan se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit. Në të njëtën linjë ishte dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila i ka shprehur Ambasadorit Lu, shqetësimin që sipas saj Kushtetuta dhe shteti i së drejtës janë në  rrezik.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë mbajtur qëndrim të prerë  për procesin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme edhe gjatë  dy takimeve të ndara që dy kryetarët e këtyre forcave politike  zhvilluan me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Lulzim Basha, në takimin që ka zgjatur pak më shumë sesa një orë i ka theksuar Ambasadorit amerikan se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit.

Basha: Mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin. 

Pas takimit në selinë blu, Ambasadori amerikan ka takuar në zyrën e saj kryetaren e LSI-së,  Monika Kryemadhi.

Ajo ka theksuar se me këtë vendim, mazhoranca ka goditur besueshmërinë e organit të akuzës.

Kryemadhi:  Ky votim i njëanshëm i Kryeministrit dhe deputetëve të tij e bën të pabesueshëm institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me vullnetin e tij për tu shkuar deri në fund hetimit të trafikut të drogës që po shkatërron vendin, e në mënyrë të veçantë rininë shqiptare si dhe për të luftuar korrupsionin që po mban peng Shqipërinë, fatin e shqiptarëve dhe Integrimin Europian.

Si Basha ashtu dhe Kryemadhi, e kanë siguruar ambasadorin Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracisë, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here