Shqipëria dhe Maqedonia me pikë të përbashkët doganore

0
1210

Pika kufitare dhe doganore e Qafë Thanës do të kthehet në një pikë të përbashkët doganore dhe kufitare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.

 

 

Kjo u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë, të kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Pas takimit dypalësh, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe homologu maqedonas Xhaferi u ndalën te intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Në këtë drejtim, Ruçi u shpreh se dy parlamentet do të adresojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve si dhe marrëveshjet e mëparshme të institucioneve të shtetit maqedonas dhe atij shqiptar, siç është problemi i ujërave dhe ndikimi i tyre në mjedis, rishikimi i ujërave kufitare, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe njerëzve etj.

Po ashtu, Ruçi tha se gjatë takimit u inkurajua rihapja e linjës së trageteve Ohër – Shën Naum – Pogradec, veçanërisht për periudhën e verës, apo certifikimi dhe njohja e ndërsjelltë e standardeve veçanërisht për produktet bujqësore dhe blegtorale.

Ndërsa kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi vlerësoi miratimin e ligjit të pakicave nga parlamenti i Shqipërisë, ndërsa i konsideroi pakicat si urë lidhëse mes dy vendeve. Ai veçoi nivelin e deritanishëm bilateral dhe përpjekjet e përbashkëta për anëtarësim në NATO, si dhe për integrimin evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here