Friday, April 19, 2024
Home Politikë Tymueset në Kuvendin e Shqipërisë, Xhaferi: Nuk pajtohem me dhunën

Tymueset në Kuvendin e Shqipërisë, Xhaferi: Nuk pajtohem me dhunën

0
673

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka komentuar situatën në Parlamentin Shqiptar në seancën për votimin e Prokurorës së Përkohshëm.

Në konferecën me Gramoz Ruçin i pyetur në lidhje me këtë situatë ai tha se nuk pajtohet me dhunën në Parlament.

Talat Xhaferi: Kundrejt ngjarjeve të parlamentit shqiptar dhe atyre që kanë qenë në Maqedoni konsideroj se e drejta për protestë është e pacënueshme, por edhe si deputet, edhe si kryetar parlamenti nuk pajtohem me dhunën ndaj institucionit më të lartë ligjvënës për faktin që nuk ndaj mendimin se mjetet e dhunshme janë mjeti i duhur dhe për këtë mendoj se nuk ka vend për koment tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here