Brahimllari: Byroja duhej të dënonte Ramën dhe Bushatin

0
681

Deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari ka komentuar vendimet e marra nga Byroja e Kuvendit, e cila dënoi deputetët e opozitës me 10 ditë përjashtim nga veprimtaria parlamentare, ndërsa socialistin Bujar Çela që goditi Kejdi Mehmetajn me 5 ditë.

Ndërsa e cilësoi dënimin e Çelës si një show politik, Brahimllari tha se ata që duhej të ishin dënuar nga Byroja duhet të ishin Edi Rama që shkeli Kushtetutën dhe Ditmir Bushati që ka ofenduar dhe sharë me fjalor rruge, Kejdi Mehmetajn.

Sipas Brahimllarit, ministri i Jashtëm ka folur në seancën e së hënës me një fjalor rruge dhe kjo është e turpshme.

“Është i paprecedentë fakti që në Byro nuk ishte thirrur ministri i Jashtëm që bëri një deklaratë me fjalë rruge ndaj Mehmetajt.

Por duhet të ishte thirrur në atë Byro edhe Edi Rama, pasi shkeli kushtetutën”, tha Brahimllari.

Deputeti i LSI-së është njëri prej ligjvënësve që u akuzua se ka hedhur sende në drejtim të Kryeministrit, por Brahimllari tha se ka hedhur vetëm letra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here