Festë pas protestës, Basha mbledh deputetët për të festuar

0
789

Këtë të enjte Partia Demokratike ka festuar ndërrimin e viteve në një ndër lokalet në periferi të kryeqytetit. Të gjithë së bashku, deputetë, figura të njohura të PD, por edhe gjithë stafi i angazhuar në Parti, janë mbledhur në një drekë festive, duke lënë pak “pas dore” përgjegjësitë dhe seriozitetin e ditëve të zakonshme.

 

 

Festa e PD vjen vetëm pak ditë pas protestës në Kuvend, për zgjedhje e Kryeprokurores së përkohshme.
Nga sa duket nga fotot e siguruara, demokratët duken të qeshur e të gëzuar teksa festojnë me njëri-tjetrin.
WhatsApp Image 2017-12-21 at 18.06.55 (2)
Kujtojmë pas festave të fundvitit, në javën e dytë të janarit, Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta.

Sakaq, edhe kryeministri Rama ka mbledhur disa ditë më parë ministrat dhe deputetët socialistë në një festë të organizuar me rastin e festave të fundvitit. Në lokalin në periferi të Tiranës, organizatorët duket se ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here