Kercenoi gruan 48 vjeçare me foto, Lezhe, ne pranga 29 vjeçari i kerkoj 2 mije euro

0
1331

Një i ri nga Kurbini ka shantazhuar me publikimin e fotove intime një 48-vjeçare, në këmbim të 2000 eurove, por ka rënë në prangat e policisë. D.P, 48-vjeçse ka denoncuar në policinë e Lezhës se G.Shkurti, 29-vjeç e ka kërcënuar me fotot intime dhe me qëllim që të mos i publikonte në rrjetet sociale i ka marrë fillimisht 1150 euro. Por ai nuk është mjaftuar me kaq. 29-vjeçari ka vijuar me shantazhet ndaj gruas duke tentuar t’i marrë asaj edhe shumën e 2000 euro. D.P nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe ka bërë denoncim në polici për Shkurtin i cili tashmë do përballet me akuzën e “Shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”. Policia e Lezhës disponon në ngarkim të të riut përveç dëshmisë së gruas, edhe mesazhet kërcënuese që ai ka bërë ndaj saj. Fotografitë i riu i kishte ruajtur sipas policisë që nga koha kur me gruan kishin patur një lidhje.

Ndërkohë në Shkoder është arrestuar në flagrancë një shtetas për vjedhje, dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. I arrestuar është Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash.  Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër. Gjithashtu në vijim të hetimeve, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm dhe po punohet për kapjen e tyre. Ky grup personash dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here