“Kshnella në katedrale”, Koncerti i femijeve dhe te rinjve te qendrave baritore

0
845

Te pagëzuara “Kshnella në katedrale”, kanë nisur me koncertin e fëmijeve dhe të rinjve të qendrave baritore të qytetit, festimet në pritje të Krishtlindjes, në famullinë e “Shën Shtjefnit” Shkoder.

Këngë Krishtlindjesh në zërat e embël të fëmijeve, recitime dhe lojra argëtuese ishin pjesë e kësaj mbremje, duke i dhënë të tjera ngjyra festes dhe përgatitjeve që çdo besimtar i Krishterë bën për një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik. Nën kujdesin e famullitarit dom Vlash Palaj, si dhe grupit organizator të famullisë, fëmijët sollën në këtë formë, magjinë e festave. 4 ditë janë parashikuar të mbushura me aktivitete, ku mbrëmjen e 21 dhjetorit do të vijë konkursi i poezive me teme Krishtlindjen, me pas me 22 vleresimi i punimeve që fëmijet e katekizmit i kanë kushtuar ndertimit të Betlehemit dhe në datën 23 dhjetor, përmbyllen me koncertin muzikor të korit “Prenke Jakova” nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut, që do të mbahet në katedrale. Famullia e Shkodres këtë vit ka zgjedhur që bashke me festimet, në këtë javë të organizojë edhe ditët e bamirësisë, ku çdo besimtar mund të kontribuojë me ushqime, veshje apo para për familjet e varfera, që edhe ato të behen pjese e festes, falë bujarisë së të gjitheve. Krishtlindja është festa e familjes së madhe, që i bashkon të gjithë, prandaj edhe kisha katolike ka zgjedhur që festimet të jenë moment edhe reflektimi e bujarie që çdo familje të ndjeje ngrohtësine e ketyre diteve, por jo vetem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here