Një parashikim jo i mirë për Shqipërinë, në 20 vitet e ardhshme do të vuajmë për ujë të pijshëm

0
1223

Vendi ynë është një ndër territoret më të pasura me burime ujore në Evropë, por me sa duket do duhet të mos harrojmë se pavarësisht kësaj “mrekullie”, gjasat janë që edhe për 20 vitet e ardhshme do të vuajnë për ujë të pijshëm.

Lajmin e sjell një studim i kryer nga Organizata Botërore e Ujërave Natyrale, e cila konkludon se Shqipëria do të vuajë edhe pas 20 vitesh, çka do të thotë se uji i pijshëm do të jetë problem në Shqipëri deri në fillim të viteve 2040. Shkaku kryesor i këtij parashikimi të zymtë mbeten ndryshimet drastike klimaterike, shfrytëzimi pa kriter i uji.

Edhe një artikull i publikuar nga “The Economist” e që bazohet në të dhënat e publikuara nga OECD, shkruan se Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, çka do të thotë se nga 40 deri në 80% të popullsisë do të vuajë për ujë të pijshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here