Qeveria shpjegon arsyet: Ja pse votuam kundër Trump dhe SHBA në OKB

0
1061

Shqipëria ka dalë kundra SHBA-ve dhe presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet, në votimin e sotëm në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme sqaron se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion si vendet e BE.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB­së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB­së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE­së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here