Tuesday, April 16, 2024
Home Ekonomi Rritja abuzive e çmimeve, në Lezhë nis monitorimi i çmimeve

Rritja abuzive e çmimeve, në Lezhë nis monitorimi i çmimeve

0
831

Bashkia e Lezhës ka nisur monitorimin e tregjeve për çmimet dhe cilësinë në prag të festave të fundvitit! Zyra lokale për Mbrojtjen e Konsumatorëve kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë cdo abuzim që vërejnë!

Rritja abuzive e çmimeve në prag të festave mbetet një traditë e keqe në Shqipëri!

Ndaj Bashkia e Lezhës ka nisur monitorimin e rreptë të tregjeve të licensuara, ndërsa ka pastruar rrugët dhe trotuaret nga ambulantët.

Specialistja e Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë Lezhë, Shpresa Alishani, ka ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast që vërejnë rritje abuzive çmimesh, pasi reagimi do të jetë i menjëhershem.

Shpresa Alishani: Zakonisht për festa është bërë trend kjo që ka pak tendencë për rritjen e çmimeve. Grupi i punës i monitoron çdo ditë dhe shohin. Për këtë fenomen, kur ndodh qytetari lezhjan ka të drejtë të ankohet tek zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë bashkisë Lezhë që aty kemi monitoruesin tonë dhe jep çdo ditë sa janë çmimet. Asnjëherë nuk lejohen që ta kalojnë limitin e tregut sa ç’është në gjithë vendin.  

Monitorimi i tregjeve do të jetë i vazhdueshem nga grupi i punes i ngritur nga Bashkia Lezhë, ndërsa garantohen qytetaret se produktet që konsumojnë janë të sigurta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here