Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas miratimit të rezolutës së OKB kundër vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit si dhe votës pro të Shqipërisë ndaj kësaj rezolute.
Tritan Shehu shkruan se votimi i sotëm i Shqipërisë kundër pozicionit amerikan është një votë kundër interesave të kombit tonë.
Statusi i Tritan Shehut:
Votimi i sotem i Shqiperise ne Asamblene e OKB, kunder pozicionit amerikan, nje votim edhe kunder interesave te vendit tone.
Nje votim edhe kunder interesave te Kosoves, te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te ZI, Serbi etj.
Nje votim kunder inteteresave tona ne pergjithesi.
Nje politike jashteme e pergjegjeshme e cdo shteti, ne radhe te pare eshte ne funksion e mbron interesat e qytetareve e bashkekombesave te tij.