“Vjedhjet”, arrestohet nje person, shpallen ne kerkim dy te tjere ne Shkoder…

0
1844

 

Arrestohet në flagrancë një shtetas për vjedhje, dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Më datë 20.12.2017, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.

Gjithashtu në vijim të hetimeve, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ky grup personash dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here