Sunday, January 19, 2025
Home Politikë Gjosha: Qeveria nuk u konsultua për votën në OKB

Gjosha: Qeveria nuk u konsultua për votën në OKB

0
718

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar sot në lidhje me votën kundër të Shqipërisë ndaj SHBA për rezolutën e Jeruzalemit.

Në një dalje për mediat, nga selia e LSI, Gjosha tha se kjo votë ishte vendim i qeverisë dhe jo i shqiptarëve. Gjosha deklaroi se vota nuk është konsultuar as në Kuvend dhe as me Presidentin

Gjosha: Ishtë në mënyrë demostrative një votë kundër aleatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve një votë kundër SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë votuar kundër SHBA, është vetëm qeveria që mbart sot këtë votë të rëndë mbi supe dhe këtu është ndarë njëherë e përgjithmonë qëndrimi qytetar me qeverinë. Vota e qeverisë kundër SHBA ka shënuar edhe një votë kundër Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here