“Ndëshkime ndaj vendeve që votuan kundër SHBA në OKB”

0
1000

Administrata Trump ka nisur menjëherë të shohë mundësitë për të ndëshkuar shtetet që votuan kundër vullnetit të Washingtonit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se po shihen alternative të ndryshme. “Ekipi i presidentit për politikën e jashtme është ngarkuar me detyrën për të shqyrtuar mundësi të ndryshme, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim”.

Në deklaratën pas votimit të së enjtes, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hallej përforcoi qëndrimin e presidentit Trump se një prej masave ndëshkuese do të jetë ndërprerja e ndihmës financiare.

Analistët thonë se vota tregoi se SHBA nuk do ta ketë të lehtë implementimin e vizionit të ri për paqen në Lindjen e Mesme, pasi ka kundër aleatët më të mëdhenj, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e Francën.

Turqia dhe Rusia po e shohin veten triumfuese. Presidenti Erdoan i telefonoi homologut Putin për t’i shprehur mirënjohjen për votën pro-palestineze. Në një deklaratë për shtyp të Kremlinit thuhet se presidentët u angazhuan për formimin e shtetit palestinez, si pjesë e zgjidhjes së konfliktit historik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here