Nis edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar

0
888

Ka nisur mbrëmjen e djeshme edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku hapja e natës së parë u bë nga kantautori i njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili ka kënduar një duet me këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani.

 

Ndërsa prezantimin këtë vit për herë të gjashtë e bën Adi Krasta, por që nuk do të jetë i vetëm, pasi shumë personazhe do t’i bashkohen për prezantim të këngëve.

Në natën e parë të festivalit u interpretuan 11 këngë.
FESTIVALI-TVSH-2-600x425
Në skenë e këtij festivali do të rikthehen zërat që kanë bërë historinë e tij, Manjola Nallbani, Genci e David Tukiçi, Redon Makashi, Mariza Ikonomi. Bojken Lako, e të tjerë.

Bashkë me ta do të garojnë edhe emra të rinj, por me një karrierë muzikore në ngjitje si, Orgesa Zaimi, Xhesika Polo, Eugent Bushpepa, Ljuis Ejlli e Rrezarta Smaja.

Një e ftuar e veçantë do të jetë Adelina Ismaili, një personalitet i rrallë artistik që prodhoi show bizi shqiptar i viteve ‘90. Produkt i festivalit, fituese, drejtuese festivali, pjesëmarrëse në Sanremo, vjen në skenën e Festivalit, Elsa Lila, me bandën e saj, me një performancë të panjohur më parë nga publiku shqiptar.

Këta janë interpretuesit e nates se pare: Elton Deda, Mariza Ikonomi, Vëllezërit korçarë, Evans Rama, Vellezerit Tukici, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Rezarta Smaja – Luis Ejlli, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here