12 mije urgjenca me shume se 2016-ta, Uruçi: Shpresojme qe spitali te permbushe standartet si ne vendet e BE-se

0
1790

Viti 2017-te ka shënuar një rritje të numrit të urgjencave që janë paraqitur në spitalin rajonal Shkoder, duke shkuar në rreth 12 mijë raste më shumë se një vit më parë. Mjekia Dhurata Uruçi thotë se nga 23 mijë e 338 raste që u shënuan në 2016-en, sivjet në 11 muaj janë 34 mije e 448 raste dhe shkaqet janë disa.

Rastet në fjalë janë përballuar me kushtet që ka aktualisht spitali, por shpresohet që në të ardhmen standartet e shërbimit të urgjences te përafrohen edhe më shume me ato të vendeve europiane, kryesisht në aparatura.

Në vitin 2018-të pritet që të shtohet edhe numri i stafit mjekësor që shërben në repartin e urgjencës, për shkak se rastet e shtuara kanë diktuar nevojën për më shumë mjekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here