Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Akademia e policisë do bëhet Institucion i Arsimit të Lartë, shtohet masteri

Akademia e policisë do bëhet Institucion i Arsimit të Lartë, shtohet masteri

0
901

Akademia e Sigurisë do t’i nënshtrohet reformimit duke u shndërruar në një institucion të arsimit të lartë ku do të ketë edhe ciklin e studimeve master.

Në një tryezë për këtë çështje nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, të Arsimit, Drejtësisë, deputetë, pedagogë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe ekspertë është rënë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të hartuar paketën ligjore me ndryshimet e propozuara

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se për të pasur një Polici më të mirë, duhet të kemi një Akademi më cilësore. Ai tha se do të investohet shpejt jo vetëm në infrastrukturë, por do punohet për afrimin e pedagogëve më të mirë dhe për përmirësimin e programeve arsimore.

XhafajNe kemi nevojë që këtu të kemi më të mirët, më të zotët dhe më të ndershmit që kemi në këtë fushë, përfshi edhe ata që ju quani trajner të trajnerëve që dëshironi të merrni për të trajnuar në Policinë e Shtetit. Sepse ai është shembulli që ndjekin studentët, dhe kjo është thelbësore për ne. 

Këtu fillon dhe mbi këtë bazament ngrihet çdo lloj qasje dhe çdo lloj vizioni. Pres vetëm të shohë se cilat janë propozimet, qoftë për çështjen e pagave, qoftë për elementë të tjerë, që  ligjet i lejojnë apo që ne mund t’i përshtasim për të thithur kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, por edhe në fushën e sigurisë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolli tha se do të ndërmerren hapa konkretë për reformimin e mëtejshëm të  Akademisë së Sigurisë, që përfshin edhe studimet master.

NikollaGjëja e parë që besoj se duhet bërë, është ecja me statusin e veçantë të kësaj Akademie. Momenti tjetër që është shumë i rëndësishëm, ka të bëjë me akreditimin. Në momentin që përcaktojmë statusin, ne bëjmë riorganizimin konform statusit dhe ligjit të ri të Arsimit të Lartë, përcaktojmë tipologjinë e programeve të formimit të studimit duke u përafruar me standardet më të mira, që do të thotë kurikula dhe gjitha të tjerat. Ne ecim përpara me procesin e akreditimit.

Ministri i Brendshëm e vuri theksin gjithashtu tek forcimi i Qendrës Kërkimore Shkencore dhe shtoi se për rekrutimet, krahas aftësive fizike, thelbësor mbetet testi i integritetit.

Xhafaj: Në vlerësimin tim dhe e ndaj këtë me ju, thelbësore mbetetet formimi dhe testet e integritetit. Dhe besoj që duhet të  biem dakord  që në këto kurikulat dhe këto programe duhet të ketë më shumë formim dhe vlerësim për etikën profesionale, për vlerat humane të profesionit, që flasim gjithnjë e më pak dhe sidomos për qëndrueshmërinë morale. Po gjithashtu, duhet të mësohet që këtu në Akademi, për punën në ekip, Policia është një skuadër’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here