“KRYEPROKUROJA E FLAKADANËVE” FIRMOS TENDERIN E PARË, 150 MILION LEKË VETËM PËR BILETA AVIONI (DOKUMENTET)

0
1995

 

“Prokurorja e flakadanëve”. Kështu do mbahet mend Arta Marku për mënyrën se si u zgjodh në Kuvend.

Një situatë kaotike e aspak normale që gjithsesi nuk e pengoi pukjanen të bënte betimin përpara parlamentarëve. Sakaq, Arta Marku nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur tenderin e parë më 20 dhjetor për “blerje të biletave të transportit ndërkombëtar” në emër të Prokurorisë së Përgjithshme.

Tenderi ka vlerën e jo pak, por 150 milionë lekëve. Burimi i financimit është pikërisht buxheti i shtetit ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë dy vjet.

“Prokuroria e Përgjithshme në mënyre periodike do të evidentojë kërkesa për blerjen e biletave. Këto kërkesa do të mbështeten në bazë të aktiviteteve të Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi i rihapjes së konkurrimit për lidhjen e kontratës do të zhvillohet sa herë që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë nevojë dhe të dhëna të mjaftueshme për blerje biletash.

Kriteri i vleresimit ne rastin e rihapjes së konkurimit për lidhjen e kontratës do te jete :

Çmimi më i ulët i biletës/biletave të ofruara.

Çmimi më i ulët i ofertës (biletës/ave të ofruara), por në çdo rast ofertuesit nuk duhet të tejkalojnë marzhin e fitimit të deklaruar në ofertat e shpallura fituese. Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të marrëveshjes kuadër.

Operatorët ekonomikë të cilët do të ftohen në procesin e minikonkurrencës duhet të paraqesin për çdo udhëtim të kërkuar nga Autoriteti kontraktor, informacion të detajuar mbi strukturën e çmimit. (çmimi real i biletës, taksat, marzhi i fitimit).”, thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here