Pranohet kërkesa e Prokurorisë, financieri i ‘Habilajve’ do ekstradohet në Itali

0
932

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ekstradimin në Itali të Nazer Seitiit, i arrestuar i në Babicë pasi policia gjeti 4 ton drogë. Ekstradimi i tij do të bëhet për llogari të drejtësisë italine, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias ka caktuar masën ‘arrest me burg’, pasi mbi te rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Më herët avokati i këtij shtetasi, Detar Hysi, tha se është dakord me ekstradimin dhe se nuk duhet të kërkohet shtim afati.
“Jemi dakord me ekstradimin, s’ka pse kërkohet shtim afati. Klienti im ka dhënë pëlqimin të ekstradohet por po e pengojnë”, tha avokati i Seitit. Seanca për ndryshim mase nga 20 ditë burg në burg pa afat do të zhvillohet më datë 8 nëntor te Krimet e Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here