SHBA, Uashingtoni: Vota në OKB mbi Jeruzalemin nuk do të ndikojë marrëdhëniet tona diplomatike

0
878

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se mënyra se si u votua në OKB për çështjen e Jeruzalemit nuk do përcaktojë marrëdhëniet diplomatike të SHBA-së me vendet e tjera.

“Dua të ritheksoj atë që presidenti tha dje se vota në OKB nuk është i vetmi faktor që administrata do të marrë në konsideratë në zhvillimin e marrëdhënieve tona të jashtme me vendet që kanë zgjedhur të votojnë në një mënyrë apo një tjetër”, deklaroi Heather Nauert në një konferencë për shtyp.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi dje në favor të një resolute, jo detyruese, ku dënohet njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Uashingtonit shkruan ‘ata’.

Në 193 vende anëtare, 128 votuan pro kësaj rezolute dhe nëntë kundër, 35 vende vendosën të abstenojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here