Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Imzot George Frendo: Skenat në Kuvend nuk ndihmojnë qytetarët

Imzot George Frendo: Skenat në Kuvend nuk ndihmojnë qytetarët

0
943

Me ftesën për të shembur çdo mur që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo ka uruar Krishtlindjet për qytetarët shqiptar.

Imzot George Frendo: Ti që deri në këtë moment i ke mbajtur inat dikujt a je i gatshëm ta afrosh, ti japësh dorën dhe ti urosh Gëzuar Krishtlindjen?! Nëse jo, atëhere je shteracak, hipokrit, zemër gur, mendje madh nuk je i denjë të kremtosh Krishtlindjen.

Sjelljen e politikës ditët e fundit e cilësoi të padenjë, ndërsa apeloi për më shumë angazhim dhe dialog në të mirë të qytetarëve.

Imzot George Frendo: Skenat që populli ynë ka parë në TV këto ditë nga Kuvendi nuk ndihmojnë që populli ynë të edukohet për një dialog të matur. Të bëjmë apel përfaqësuesve të popullit që duke kërkuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë.

Në Shkodër, kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Anxhelo Masafra ka zgjedhur të prekë plagët që sot vendi ka ende të hapur, e prej të cilave po zgjedhin të ikur shqiptarët për të përcjellë mesazhin e Krishtlindjes.

Imzot Anxhelo Masafra: Nuk kemi mundur të mos vërejmë errësirat që kanë nevojë të ndriçohen ashtu si edhe veprat e dritës tashmë në veprim që nuk duhet të lihen pas dore, përndryshe rrezikojnë të shohin vetëm negativitetet. Ikja e qytetarëve nga Shqipëria është fryt i këtij leximi negativ dhe pa shpresë të realitetit.

Më shumë dashuri për qytetarët shqiptarë uroi për Krishtlindjen edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos.

Anastas Janullatos: Krishtlindje të bekuara me dashuri jo të shtirur në zemrën tonë, por me dashuri të mbushur me përulësi, paqe dhe ndjeshmëri sociale, siç na e zbuloi Jisu Krishti, Çlirimtari dhe Zoti ynë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here