Java e 17 e Superligës, FSHF shtyn datën. Ja kur do të luhen

0
876

Çudit në Superligën shqiptare janë një avaz që përsëritet shpesh dhe nuk bëjnë më dhe aq përshtypje, por sidoqoftë e radhës vjen sot nga FSHF. Institucioni drejtues i futbollit në vend ka marrë vendimin për të shtyrë edhe një javë raundin e 17-t të Superligës.

Njoftimi është bërë në faqen e FSHF dhe saktësohet se për vendimin do të njoftohen edhe skuadrat pjesëmarrëse.

 

Vendimi i FSHF
Superiore1-470x526
“Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar siç ishte parashikuar më parë.

Sektori i Garave pranë FSHF, ka bërë këtë propozim i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore”, shkruan FSHF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here