Mediat e huaja japin alarmin: Plazhet e Shqipërisë nën kërcënim nga erozioni

0
1001

Në Shqipëri një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimit klimatik dhe zhvillimit të parregulluar urban, shkruan kanali turk TRT World.

Erozioni bregdetar nga Deti i Adriatikut po gllabëron plazhe, pyje dhe toka, dhe ky erozion nuk kërcënon vetëm kafshët e egra por dëmton edhe bizneset në vend. Ambientalistët thonë se shkaku i këtij erozioni është kombinimi i rrezikshëm i ndryshimit klimatik dhe zhvillimit të parregulluar urban. Banorët e fshatrave shqiptare gjithashtu po përballen me një të ardhme të pasigurtë, shkruan më tej TRT World.

Peshkatarët në qytetin e vogël të Shëngjinit kanë frikë se do t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po largohen nga laguna. Sipas qeverisë shqiptare, një e treta e vijës bregdetare 427 kilometra të gjatë po gërryhet. Ruajtja e bregdetit nga erozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Evropës por, edhe nëse nuk ndërhyhet, kostot mund të rriten edhe më shumë pas një periudhe afat gjatë.
5yhrb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here