SHQIPËRIA NJË KANTIER NDËRTIMI, DYFISHOHEN LEJET E NDËRTIMIT PËR SHUMICËN E QARQEVE

0
1195

Shqipëria rrezikon të kthehet në një kantier ndërtimi.  Në të gjitha qarqet e Shqipërisë shihet një rritje e ndjeshme e lejeve të ndërtimit sipas të dhënave të tremujorit të tretë të këtij viti të publikuara nga INSTAT, ndërsa në Tiranë, lejet e ndërtimit janë trefishuar.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit janë dhënë gjithsej 310 leje ndërtimi, nga të cilat 65 në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë në gjithë Shqipërinë ishin dhënë vetëm 145 leje.Ndërsa për gjithë 9 mujorin janë dhënë gjithsej 608 leje, 27% e të cilave (167) kanë qenë në Tiranë. Pas Tiranës, numri më i lartë i rritjes së lejeve të ndërtimit është në Fier, ku janë dhënë 67 leje më shumë, e ndjekur nga Vlora me 48 leje më shumë dhe Durrësi me 38 leje më shumë.

ekspertët kanë paralajmëruar se kjo ofertë që po krijohet me apartamente është me e lartë sesa kërkesa dhe tregu mund të rrezikojë në flluskë, teksa banesat rrezikojnë të mbeten pa shitur.

Capture1-5.png

Capture-24.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here