KOMISIONI SHTETËROR MERR NJË VEND TË RËNDËSISHËM PËR GJITHË ADMINISTRATËN PUBLIKE: ËSHTË I DETYRUESHËM PËRGJATË 2018-ËS

0
753

 

Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi dje modelet e dokumentit administrativ për vitin 2018, ku përfshihet logoja e Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Tashmë të gjithë punonjësit e administratës publike, çdo shkresë zyrtare do ta shoqërojnë me logon e miratuar nga Komisioni Shtetëror përgjatë gjithë vitit 2018, i shpallur nga qeveria si viti i Skënderbeut.

“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi me vendimin nr. 12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.

Bashkangjitur modelet e dokumenteve zyrtare që do të përdoren nga çdo institucion shtetëror përgjatë gjithë vitit 2018”, sqaron zyra e shtypit të Komisionit Shtetëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here